Grabitje në Gjakovë

  • 15 May 2019 - 20:03
Grabitje në Gjakovë

Tre persona nën kërcënimin e armës kanë marrë 2500 euro nga një qytetar i Gjakovës, ata janë kapur nga Policia dy orë më vonë. Pak para muzgu, tre persona kishin dal në rrugën “Washngton” në periferi të Gjakovës, për qëllim kishin të kryenin një grabitje.

Madje me vete kishin edhe armë. Për këtë ngjarje menjëherë janë lajmëruar polica. E organet e rendit duket se u treguan efektive në këtë rast.

Pas dy ore ata arritën të kapin tre personat e dyshohen se kryen këtë grabitje të armatosur.

(Kosova Sot Online)