Hoxha pejan kërkon që ajetet kuranore të lexohen në gjuhën shqipe

  • 15 maj 2019 - 23:57
Hoxha pejan kërkon që ajetet kuranore të lexohen në gjuhën shqipe

Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka bërë një kërkesë në drejtim të imamëve të xhamive, që ajetet kuranore të lexohen në gjuhen shqipe.

Sipas Gashit, leximi i ajeteve kuranore është më mirë të bëhet në shqip, sesa në arabisht.

Ai ka thënë se shumica dërrmuese nuk e kuptojnë gjuhen arabe.

“Është bërë traditë në disa xhami të vendit tonë që gjatë Ramazanit të bëhet “khatme” i gjithë Kurani. Shumë imamë nëpër xhamitë tona, çdo ditë e lexojnë nga një “xhuz” (1/30 pjesë e Kuranit) para namazit të sabahut, pas tij ose para drekes, në gjuhën arabe”, ka shkruar Gashi në Facebook.

“Mirëpo, shumica dërrmuese e atyre që dëgjojnë, nuk po kuptojnë asgjë prej recitimit! Kurani i Shenjtë ka zbritur që të meditohen ajetet e tij dhe të punohet me të, prandaj mendoj unë, ma sevap është tua lexojnë xhematit në gjuhën shqipe, sesa arabisht”, është shprehur ai.

“Studimi, soditja dhe përsiatja rreth një kaptine të vetme të Kuranit, është më e lëvdueshme të Zotit sesa recitimi i tërë kuranit pa vëmendje gjithashtu”, ka thënë Gashi.


(Kosova Sot Online)