Shpërthen Badallaj: Sundimi i ligjit është i kapur nga mafio-politika!

  • 16 May 2019 - 07:39
Shpërthen Badallaj: Sundimi i ligjit është i kapur nga mafio-politika!

Debati i zhvilluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për gjendjen ne Telekomin e Kosovës dhe në PTK, sipas analistit politik Reshat Badallaj, do të duhej t`i shërbente pozitivisht edhe prokurorisë së shtetit, që të ndërhyj me urgjencë dhe të ndërpresë kontratën kriminale me Z- Mobile, dhe përgjegjësit e kësaj kontrate,por edhe të shumë kontratave të tjera kriminale t`i nxjerr para gjyqit, në mënyrë që te ndodhë shpëtimi i kompanisë nga falimentimi i orkestruar nga mafio-politika. Mirëpo, një gjë e tillë sipas Badallajt "është fare hipotetike, e pa besueshme se mund të ndodh, pasi edhe sistemi i sundimit të Ligjit në Kosovë është i kapur dhe kontrolluar nga mafio -politika, klani Pronto dhe Devollët".

“Pa tjetër që do të duhej të ndërhyj dhe të shkatërroj këtë kontratë më kriminale në tërë Ballkanin se kjo bandë serbiane Devolli janë të pamëshirshëm kundër Kosovës dhe shumë dikastereve që për t`i trashur xhepat dhe për t’jua pirë edhe gjakun punëtorëve këta janë në gjendje të gllabërojnë Telekomin e Kosovës. Por besoni se në krejt këtë krim të organizuar janë kryebanditët e shtetit të Kosovës e sidomos Hashimi i Haxhi Brojës, Baton Haxhiu, këlyshi i UDB-ës dhe Jovica Stanishiqit dhe shumë e shumë kryebanditë e banditë të majave të shtetit. Po të mos ishin këta kurrë nuk do të vinte ne ketë gjendje të vdekjes Telekomi i cili është në grahmat e fundit për të dhenë shpirt. Dhe, mos mendoni se vetëm kjo është kontratë kriminale e këtyre kriminelëve me kriminelët tjerë, ka shumë sosh dhe kryebanditët dhe klanet mafioze të këtyre kriminelëve dhe mafio/oligarkëve janë prapa këtyre që ta ndajnë pazarin”, tha analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, "në këtë sistem të drejtësisë që i ngjan xhunglës, prokuroria është vetëm në letër dhe njerëzit e këtij sistemi kanë zënë pozitat sa për të marr paga të majme, por jo për ta luftuar krimin që po e shkatërron shtetin".

“E thashë që pa tjetër do të duhej të ndërhynte Prokuroria, po kush del dhe më thotë se në Kosovë ka prokurori dhe pastaj të shtrojmë disa pyetje publike dhe në qoftë se ka, pyesim se në shërbim të kujt janë? Në interesin e shtetit, të popullit,të kushtetutës apo në interesin e krye kriminelëve dhe krye bandave. A e dini se sa e sa kontrata kriminale janë bërë në dëm të shtetit, në dëm të vendit dhe le të ma thotë dikush se çfarë ndërhyrje pati? Pra deri më tash nuk pati asgjë! Nuk pati dhe nuk pres se do të ketë sepse këto banda banditësh e kanë blerë shtetin dhe krye mafiozët që e kanë shtetin”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj rikujton se i "gjithë opinioni e ka parë kohë më parë se si ju vërsulën Telekomit dhe PTK-së kryebanditët dhe kryekriminelët edhe duke i punësuar familjarët e tyre ndërkaq popullin e linin në rrugë vetëm pse nuk kishte drejtësi dhe nuk vepronte kundër tyre as prokuroria dhe as gjykatat, por një veprim i tillë nuk pritet të ndodhë derisa vetë sistemi nuk pastrohet nga rrjetet kriminale".

“Sa e sa herë kemi thënë se duhet të vë dorë shteti, prokuroria dhe kriminelët të vihen para drejtësisë. por së pari që kemi thënë me mijëra herë duhet shkatërruar kupola e krimit që ka emrin Sistemi i kalbur gjyqësor që është në shërbim të bandave kriminale. Dhe për të vërtetuar këtë, kemi për ta vërtetuar posa të bjerë aty vetting-u dhe do të shohim pastaj se sa krye hajni dhe krye spiuni dhe krye tradhtari do të del nga kjo kope. Kjo kope e marres së zezë është e instaluar qëllimisht nga këta krye mafioz dhe nga këta krye kriminel të majave të shtetit dhe prandaj i kishin duart e lira për ta vjedhur shtetin deri në palcë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )