Aty ku dështon drejtësia, qeveris krimi, korrupsioni dhe hajnia

  • 16 May 2019 - 09:04
Aty ku dështon drejtësia, qeveris krimi, korrupsioni dhe hajnia

Sipas ekspertit të fushës së të drejtës, Skënder Kapiti, "problemi më i madh që po e pengon zhvillimin e vendeve në tranzicionin e vonuar, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe Republika e Kosovës, vazhdon të jetë pamundësia, apo mos veprimi i institucioneve të sundimit të ligjit për t`u ballafaquar dhe luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Sido qoftë, në shtetin e ri të Kosovës ky tranzicion sikur po stërzgjatet dhe tani kanë kaluar 11 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe nuk kemi qëndrueshmëri dhe efikasitet veprimi të institucioneve të sundimit të ligjit. Përndryshe është për t`u veçuar roli dhe kontributi i gazetës "Kosova sot" e cila e trajton këtë problem për mbi 15 vite me radhë, për ta dhënë një shtytje pozitive në këtë drejtim".

“Drejtësia është themeli mbi të cilat ngrihet e ndërtohet shoqëria moderne, shteti ligjor dhe demokracia. Padrejtësitë janë krimi më i madh në një shtet, pasi prej tyre burojnë të gjitha të këqijat, krimet e çdo lloji, rreziqet dhe kërcënimet për sovranitetin dhe lirinë e individit, shoqërisë dhe atdheut. Aty ku dështon drejtësia aty vendin e qeveris krimi, korrupsioni, dhe hajnia. Dështimi i drejtësisë në një shtet vjen atëherë kur krimi dhe korrupsioni kapin politikën ,pushtetin qeverisës qendror e lokal si dhe drejtësinë, pasi më pastaj ky krim gjithë institucional kap shtetin dhe shoqërinë”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij ky fenomen ka ndodhur në Shqipëri dhe po ndodhë tani edhe në Kosove. Prandaj sipas Kapitit zgjidhja e vetme dhe e shpejtë e prerjes së lidhjeve të politikës me krimin e korrupsionin mbetet ligji Vetting.

"Ky sistem si i tillë është një sistem mafio oligarkik kriminalo-korruptiv anti ligj, antishtet dhe anti human. Prej pa durueshmërisë së të cilit shqiptaret vetëm sa e braktisin dhe largohen nga atdheu. Është shumë e vështirë për ta çmontuar këtë sistem nga rrënjët, dhe prandaj duhet patjetër nje revolucion demokratiko-ligjor , një VETTING institucional gjithëpërfshirës për de kriminalizimin, de korruptimin e çmontimin këtij sistemi , të këtij regjimi të kalbur që vetëm sa e prish ligjin,drejtësinë ,shtetin dhe shoqërinë. Ligji, shteti dhe qeverisja duhet të jenë dhe të zbatohen duke ju shërbyer qytetareve dhe jo krimit, korrupsionit dhe hajnisë së pushtetit, politikes dhe të pushtetarëve”, theksoi eksperti i fushës së drejtësisë Kapiti për “Kosova Sot Online “.

( Kosova Sot Online )