Njeriu që e mashtroi keq Gjermaninë për një Ferrari

  • 16 May 2019 - 09:14
Njeriu që e mashtroi keq Gjermaninë për një Ferrari

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Gjermani.

Policia gjermane po kërkon një makinë të rrallë sportive Ferrari nga vitet ’80-ta, që besohet se vlen mbi dy milionë euro, pasi një njeri që e paraqiti veten si blerës potencial e vodhi atë gjatë një testimi.

Policia në Dusseldorf tha se njeriu, i cili u lajmërua në njoftimin për Ferrarin e kuq 288 GTO për herë të parë të regjistruar në 1985, u shfaq dje në një takim të dakorduar në këtë qytet gjerman

Image

Ai dhe shitësi shkoi në një test vozitjeje, gjatë të cilit shitësi doli nga makina për të zëvendësuar ulësen me blerësin e ri.

Njeriu u ul në vendin e shoferit, e shtypi pedalin e gazit dhe iku me gjithë veturë, e cila kap vlerën dy milionë euro.

Policia tha sot se nuk arritën të gjenin makinën dhe i bëri thirrje publikut që t’u japë informacione eventuale.

(Kosova Sot Online)