Macron në Beograd dërgon tre mesazhe, njëri ka të bëjë me Kosovën

  • 16 May 2019 - 09:31
Macron në Beograd dërgon tre mesazhe, njëri ka të bëjë me Kosovën

Mbështetja për çështjen e caktimit të  kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak janë tre pikat kryesore të paketës me të cilin presidenti francez Emmanuel Macron viziton Beogradin më 16 korrik.

Kështu shkruan “Telegrafi serb” në një shkrim dedikuar vizitës së kreut të shtetit francez gjatë verës në Serbi

“Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjes së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”.

Macron siç raportohet “nga Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të bëjë një kompromis dhe hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë për të imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çkado. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy persona që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin

Gazeta pohon se “Macron sikurse dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa sië vlerësojnë ekspertët, pas kësaj vizite, Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë.

Para vizitës së tij në Beograd, Macron do ta takojë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq në Paris, ku do të mbahet raundi i dytë i samitit

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

(Kosova Sot Online)