I riu vetëplagoset me thikë dhe mbyllet në banesë, familjarët dhe forca të shumta policie tentojnë ta nxjerrin

  • 16 May 2019 - 10:24
I riu vetëplagoset me thikë dhe mbyllet në banesë, familjarët dhe forca të shumta policie tentojnë ta nxjerrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit, ku një person i indentifikuar si Zhan  Xhelaj 30 vjeç për shkak të depresionit ka goditur veten me thikë, dhe më pas është mbyllur në katit e gjashtë të një pallati ku ai banon.

Nga goditjet personi ka marrë lëndime në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naftetari” mëngjesin e sotëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat të shumta policie , ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.

30 vjeçari është mbyllur në banesë që prej orës 06.00 të kësaj të enjteje, ndërsa të afërm dhe policia pas disa orësh negociata me të, kanë arritur që ta nxjerrin dhe më pas ta transportojnë drejt spitalit.

(Kosova Sot Online)