Kërkoni punë në SHBA? Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

  • 16 May 2019 - 10:31
Kërkoni punë në SHBA? Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada amerikane ben sot nje njoftim te rendesishem per te gjithe shqiptaret qe jane ne kerkim te punes nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara. 

Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, Ambasada Amerikane keshillon te interesuarit te “mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.

“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”- njofton ambasada. 

Mesazhi i Ambasades:

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ëwww.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. 

Image

(Kosova Sot Online)