Dragash: Merr vajzën me dhunë, pasi bashkëjetonte me dikë

  • 16 May 2019 - 10:34
Dragash: Merr vajzën me dhunë, pasi bashkëjetonte me dikë

Një person është arrestuar në Dragash, pasi kishte marrë me dhunë vajzën nga aty ku ajo bashkëjetonte me një person tjetër.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Dragash 14.05.2019 – 19:00. Me 15.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me dhunë ka marrë vajzën kundër vullnetit të saj, nga aty ku bashkëjetonte me një person dhe duke e kërcënuar e ka mbyllur brenda në një dhomë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)