Alarmon analisti: Edhe çka tjetër i duhet Prokurorisë për t'i dërguar në burg...

  • 16 May 2019 - 11:03
Alarmon analisti: Edhe çka tjetër i duhet Prokurorisë për t'i dërguar në burg...

Analistët politik po vazhdojnë ta kritikojnë Prokurorinë e shtetit dhe Prokurorinë Speciale, pse nuk po ndërmerr asgjë kundër krimit serioz dhe historik për Kosovën që po ndodhë kundër Telekomit të Kosovës, zhvatjes me  kontrata kriminale  e në të cilat prin Z- Mobile e vëllezërve Devolli. Analistet theksojne se tanimë është bërë publike se  hiq më pak se  400 milionë eurove  llogaritet që ZMOBILE I Blerim dhe Shkëlqim Devollit I ka zhvatur nga Telekomi, për 10 vite,  dhe tani rrezikohet rrënimi  i plotë i Telekomit, kurse prokuroria heshtë!

Image
Ragip Guraziu

Analisti Ragip Guraziu e shtron seriozisht pyetjen se edhe çka tjetër I duhet prokurorisë për ta deshifruar krye krimin e 20 viteve të fundit dhe për të dërguar në burg të gjithë të implikuari në këtë krim.

“Tani më nuk ka asnjë dilemë se të gjitha raportet, të gjitha vlerësimet dhe të dhënat zyrtare po flasin se  si  e zhvatën Devollët Telekomin e Kosovës, dhe jo vetëm, duke ia dhënë qindra miliona euro, e për me tepër pa asnjë investim nga Devollët. Është  për tu shqetësuar se si  prokuroria i mbyllë sytë para favoreve që i janë dhënë Z-Mobilet përmes kontratës, që ia kanë mundësuar biznesit të Blerim Devollit të ofrojë shërbime super të lira, duke e krijuar konkurrentin më të madh nga kjo kontratë, dhe kështu i ikën Valës mbi 120 mijë klientë, pasi që në treg ka shërbime dyfish më të shtrenjta se Devollët”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Guraziut, për të arritur kulmin e vetë kontrata kriminale, përveç Zhvatjes  qindra milionëshe, është mundësuar operimi paralel i pa kufizuar pa asnjë investim nga operatori Z-Mobile në Telekom. Pra, përveç 400 milionë eurove që llogaritet që ZMOBILE I Blerim dhe Shkëlqim Devollit I ka zhvatur nga Telekomi, për 10 vite I është mundësuar me kontratë, që konkurrenti më I madh I Valës të jetë Blerim Devolli, pa asnjë cent investim. Ky është krim i dyfishtë sepse  tani nuk ka se si të  shpjegohet  fakti që  edhe në pakon Postpaid , pakon më të vogël në Vala, klientit i kushton 15 euro për një muaj, me 100 minuta, 1000 sms dhe 5 giga bajt internet, ndërkaq në Z-Mobile pakoja më e vogël e shërbimit Postpaid kushton 7 euro, me 700 minuta dhe 7  giga bajt internet,  pa limit sms-a dhe shërbime të tjera të pa limitueshme. 

Prandaj  kur faktet flasin ka  fuqishëm, është e pa kuptimtë dhe e pa pranueshme se si  po i mbyll prokuroria sytë para krimit më të madh të pasluftës, dhe ia mundëson Blerim Devollit me pushtetarët e inkriminuar, të vazhdojnë të zhvatin Telekomin pafundësisht, pa asnjë investim, duke shfrytëzuar kapacitetet  teknike të  Telekomit, gjë që I mundëson Z-Mobile në treg të shet me çmime shumë më të lira se sa Telekomi, kurse profiti ndahet gjithashtu disproporcionalisht në kurriz të kompanisë amë. Unë  nga pozita e qytetarit, ndoshta të pa informuar sa duhet, vetëm do ta pyesja prokurorinë e Kosovës se edhe  çka tjetër I duhet prokurorisë për ta deshifruar krye krimin e 20 viteve të fundit dhe për ti dërguar me burg e konfiskim të pasurisë së fituar kriminalist të gjithë  të implikuarit në këtë krim”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )