Denoncimi i radhës: Shpend Ahmeti po e zhvatë edhe Ekipin negociator!

  • 16 May 2019 - 11:25
Denoncimi i radhës: Shpend Ahmeti po e zhvatë edhe Ekipin negociator!

Analisti politik Arsim Haziri ka reaguar ashpër lidhur me Krijimin e një linje të veçantë buxhetore nga qeveria e Kosovës për të financuar të ashtuquajturin ekip negociator në bisedimet me Serbinë, për çka është dashur që mjetet financimit të kësaj strukture të të afërmeve të përfaqësuesve të komisionit, të sigurohen nga fillimi I zbrazjes së rezervave shtetërore.

Image

Analisti Haziri është I sigurtë, që edhe ky grup njerëzish, I cili është përzgjedhur dhe të cilit I është siguruar përkujdesje financiare, kinse si zyrtar të shtetit, nuk janë gjë tjetër veçse mbledhës të votave për partitë e tyre politike, gjë që e bëjnë përmes shtrirjes së rrjetit të punësimeve pa nevojë e pa kriter. Me këtë logjikë është futur në këtë ekip, sipas Hazirit edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. E bëjnë kështu sipas Hazirit, të gjithë së bashku, pasi që kjo qeveri po udhëhiqet nga një logjikë e tillë që nga dita e parë e konstituimit.

“Logjika përcjellëse e çdo qeverisje, është mbi çdo gjë publike, këtë skajshmërisht e ka dëshmuar edhe qeverisja e tanishme, e cila tërë kapacitetin e saj politik e ka përqendruar në akumulimin e dimensionit elektoral”, tha analisti Arsim Haziri për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo për dallim nga qeverisjet e kaluara, që kanë vepruar në mënyrë të ngjashme, kjo e tanishmja sipas Hazirit do të mbahet në mend që ka tejkaluar të gjithë kufijtë dhe nuk mund të bazohet në asnjë klauzolë ligjore as politike e programore, duke përdorë edhe dialogun për përfitime elektorale e materiale.

”Aq shumë është në shpërputhje kjo qeveri, sa ka tejkaluar edhe pritshmëritë e nivelit kleptokratik, mbi këtë bazë është fragmentuar edhe një copë djersë e qytetarëve për dialogun. Dialog, që më shumë shquhet për rritje të shpenzimeve enorme, dhe tejkalim të profesionalizmit të kërkuar, sesa konkretizim të arsyes për themelim dialog për mbrojtjen e pozicionit të Kosovës, dhe përfitim maksimal në proceset e mëtejshme euroatlantike”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Se kjo qeveri dhe ky ekip udhëhiqet nga këto parime profitabile, sipas Hazirit, tregon edhe shembulli I Shpend Ahmetit I angazhuar në postin e bashkëkryesuesit. “Madje, për absurditet, bashkëkryesues i nivelit organizative, është edhe Shpend Ahmeti, që realisht, dhe teknikisht e ka të pa mundur të përfaqësoj këtë pozicion mjaftueshëm, duke e ditur se ka edhe dy pozita tjera, njëra tejet me rëndësi për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën”, theksoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )