Pompeo tregon që militantët e Iranit kanë afruar raketat tek bazat amerikane

  • 16 May 2019 - 12:28
Pompeo tregon që militantët e Iranit kanë afruar raketat tek bazat amerikane

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo, thotë që sipas të dhënave të fundit të intelegjencës amerikane, militantët e përkrahur nga Irani kanë lëvizur raketa afër bazave amerikane.

Pompeo deklaroi kështu gjatë një vizitë surpirzë në Irak. Kjo vjen vetëm disa orë pasi të gjithë personat civilë amerikanë tek ambasada e SHBA’së në Irak janë urdhëruar të e lëshojnë vendin.

Ai ka kërkuar nga zyrtarët e ushtrisë që të mbajnë militantët shiitë nën kontroll derisa ata po zgjerohen. Ai ka paralajmëruar se nëse nuk bëhet kjo SHBA’ja do detyrohet të përdorë dhunën.

“Ky mesazh nga amerikanët ishte i qartë. Ata dojnë garanci që Iraki do ndalojë këto grupe që kërcënojnë interesat amerikane”, thotë një zyrtar i lartë i ushtrisë irakiane. 

Zyrtarët amerikanë thanë javën e kaluar se kërcënime serioze nga Irani ndaj amerikanëve janë hetuar në Iraq, duke bërë që ambasadat të i paralajmërojnë shtetasit e tyre respektiv që të kenë kujdes të shtuar kur udhëtojnë në rajon.

Këto zhvillime vijnë pas tensioneve të shtuara ndërmjet administratës së Trump dhe regjimit Iranian javëve të fundit.

(Kosova Sot Online)