Haradinaj thotë kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë

  • 16 maj 2019 - 13:02
Haradinaj thotë kushdo që i mohon masakrat në Kosovë do të përgjigjet para drejtësisë

Në Akademinë Politike dhe Shkencore kushtuar veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesëmarrës për një fjalë rasti ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gjatë fjalimit të tij, kryeministri tha se Hoti ishte krijues i shkathtë karshi ideve të imponuara nga jashtë. 20 vjet pas zhdukjes së tij përmendi, ushtrinë, popullësinë e re dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Për veprimtarin e shquar të çështjes Kombëtare, Ukshin Hotin, u thanë vetëm fjalë të mëdha. Në mënyrë të tillë foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj për të.

“Armiqtë nuk i besuan e nxorrën nga burgu dhe e zhdukën intelektualin kryengritës”, tha ai.

Tha se pushtuesi iu hakmor Ukshin Hotit dhe Krushës duke e kryer një nga masakrat më mizore gjatë luftës.

“Krijues i shkathtë karshi ideve të imponuara nga jashtë”, tha Haradinaj për Hotin. 

Në fund të fjalimit Haradinaj tha se nuk do të ndalen deri ta fitojmë betejën për drejtësi, që krimet të mos kalojnë pa u dënuar dhe kushdo që i mohon krimet që u bënë në Kosovë të përgjigjet para drejtësisë.


(Kosova Sot Online)