Brovina: Gruaja e dhunuar nga serbët i njeh ata dhe është e gatshme të dëshmojë

  • 16 May 2019 - 13:32
Brovina: Gruaja e dhunuar nga serbët i njeh ata dhe është e gatshme të dëshmojë

Deputetja Flora Brovina, ka prezantuar një fotografi që pretenton se është bërë në luftën e Kosovës, e ku shihet një grua duke u dhunuar nga serbët.

Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe i njeh ata që e kanë dhunuar.

“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës. Dhuna seksuale në shkollën e Qerezit ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura. 

“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo.

Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.


(Kosova Sot Online)