Ambasada e Britanisë reagon ndaj punësimeve të personave të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore

  • 16 May 2019 - 13:37
Ambasada e Britanisë reagon ndaj punësimeve të personave të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore

Qeverisë së Kosovës po i del punë me ambasadat e huaja në Kosovë lidhur me punësimet në pozita të larta zyrtare.

Fillimisht kishte reaguar ambasada e SHBA-ve për emërimin e njerëzve jo adekuat në pozita të tilla.

Kjo ambasadë kishte dalë edhe kundër emërimit të Sylejman Selimit për ambasador në Shqipëri, pasi që siç thekson kjo ambasadë, njerëz të dënuar për krime lufte nuk mund të jenë ambasadorë.

E goditjen e rradhës e ka dhënë edhe amabasada britanike në Kosovë.

Përmes një postimi në Tëitter, kjo ambasadë ka thënë ndan të njëjtat shqetësime për emërimin e njerëzve të pakualifikuar.

“Ne e ndajmë të njëjtin shqetësim me ambasadën e SHBA-ve për emërimin e njerëzve të pakualifikuar në pozita të larta shtetërore”, thuhet në këtë postim.

Po ashtu kjo ambasadë këtij reagimi i ka bashkëngjitur edhe reagimet e mëparshme që kanë të bëjnë me emërimin e Naser Shalës në krye të Agjencisë për Verifikimin e Pronave.

Kjo nuk është hera e parë që institucionet e Kosovës ballafaqohen me kritika të forta për punësimet familjare.

(Kosova Sot Online)