Flora Brovina e konfirmon që fotografia është fshehur qëllimshëm

  • 16 May 2019 - 15:24
Flora Brovina e konfirmon që fotografia është fshehur qëllimshëm

Deputetja e PDK’së Flora Brovina tha se fotografia e publikuar sot ku shihen disa ushtarë serbë duke dhunuar një grua kosovare, është fshehur që shumë kohë, prandaj ka vendosur ta publikojë sot.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka paralajmëruar se do të bëjë publikimin edhe të dy dëshmive tjera për krimet që serbët i kanë kryer në Kosovë.

 “I kam edhe dy dëshmi tjera, do t’i publikojë në Kuvend sot. Kjo dëshmi që e kam prezantuar sot nuk është diçka e re, por është anashkaluar. Ndërkombëtarët, por edhe tanët e kanë fshehur, prandaj e kam publikuar sot”, ka deklaruar deputetja Brovina

Në dëshminë e publikuar sot nga deputetja Brovina, ushtarët serbë shihen duke dhunuar një femër në Kosovë, dhe familjarët e saj janë prapa saj – disa të vrarë e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ndryshe, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar në ora 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin serb në Kosovë.

(Kosova Sot Online)