Ky është njëri nga serbët që dyshohet për dhunimin e tmerrshëm të gruas

  • 16 May 2019 - 15:35
Ky është njëri nga serbët që dyshohet për dhunimin e tmerrshëm të gruas

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar fakte tronditëse të dhunimit të një femre kosovare në prani të familjarëve të saj nga ushtarët serbë.

Një nga serbët e dyshuar për këtë krim makabër është Dejan Stankovic.

Media mëson se dhunimi dyshohet të jetë kryer në zonën e komunës së Rahovecit.

Gruaja e dhunuar është gjallë, ndërsa faktet tronditëse janë marrë nga një aparat i humbur i njërit nga ushtarëve kriminelë serbë.

Image

(Kosova Sot Online)