Rugova: T’i dërgojmë mesazh Brukselit se Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë

  • 16 May 2019 - 15:50
Rugova: T’i dërgojmë mesazh Brukselit se Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që po mbahet tani tha se krerët e shtetit duhet t’i dërgojnë mesazh Brukselit se nuk do të ketë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë pa u arritur drejtësia.

“Pushteti serb tri dekadat e fundit ka ushtruar gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Duhet të ju dërgojmë mesazh të qartë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, që Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj popullit më të vjetër në Kosovë. 

Bota demokratike më 24 mars të vitit 1999 intervenoi që ta shpëtojë një popull nga shfarosja. Prandaj zëri i të zgjedhurve të popullit duhet të artikulohet drejtë. Kryetari i Kuvendit, kryeministri, presidenti e deputetët duhet ta dërgojnë një mesazh të qartë te Brukseli se nuk ka qetësi, nuk ka pajtim mes dy shteteve pa fituar drejtësia”, tha ai.


(Kosova Sot Online)