Zhduken në rrethana misterioze nëna shqiptare dhe vajza e saj e vogël, ja emri dhe fotot

  • 16 May 2019 - 16:45
Zhduken në rrethana misterioze nëna shqiptare dhe vajza e saj e vogël, ja emri dhe fotot

Mediat britanike japin lajmin e keq. Thuhet se një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur në Britani.

Sipas asaj që shkruan BBC, gruaja quhet Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj e mitur Enissa.

Ato janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Hera e fundit që u panë ishte në Doncaster më 2 Prill.

Image

24-vjeçarja shqiptare nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Britania. Oficerët e policisë janë shumë të “shqetësuar” për sigurinë e nënës së re dhe vajzës së saj.

Oficeri Neil Thomas ka deklaruar se “Myzeqari është zhvendosur para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”.

Sipas oficerit, rezulton se nënë e bijë nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”, por ai tha se nuk mund të përjashtohet mundësia që ato të janë larguar me mjete të tjera.

Oficeri deklaroi se nëna e re jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet. Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare rezultojnë të zhdukura dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri.

(Kosova Sot Online)