Brovina i reagon Bogujevcit të VV’së: Fotografinë e publikova me leje të gruas së dhunuar

  • 16 May 2019 - 17:19
Brovina i reagon Bogujevcit të VV’së: Fotografinë e publikova me leje të gruas së dhunuar

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, ka treguar se e ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe.

Ka pasur shumë reagime për publikimin e fotografisë së gruas kosovare duke u dhunuar nga forcat serbe, nga deputetja Brovina. Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e ka akuzuar se ka bërë publike fotografi pa leje të gruas që duket aty. 

Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e gruas dhe tha se identiteti i saj është mbajtur fshehur.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thënë Brovina.

Sipas saj, ka qenë e udhës që të publikohen faktet për krimet e kryera nga serbet. 

“Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka thënë tutje Brovina. 


(Kosova Sot Online)