Reagon Liburn Aliu: Nëse fotografia është e pavërtetë, Kosova pëson dëm të madh karshi Serbisë

  • 16 May 2019 - 22:43
Reagon Liburn Aliu: Nëse fotografia është e pavërtetë, Kosova pëson dëm të madh karshi Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se nëse fotografia është e pavërtetë, atëherë Kosovës i është shkaktuar një dëm shumë i madh për luftën politike ndaj Serbisë.

“Të vërtetën nuk e di as unë, do të merret vesh shpejt se çka është puna e asaj fotografie. Kjo i bën dëm të gjithë luftës politike të Kosovës karshi Serbisë. Nëse është manipulim, Serbia mund ta përdorë” tha Aliu.

“Saranda ka bërë një reagim jashtëzakonisht të mirë duke kërkuar që të hiqet fotografia. Saranda nuk thotë askund që bëhet fjalë për familjarët e viktimës në fjalë por për të gjithë familjarët e viktimave”, ka thënë ai.

 

(Kosova Sot Online)