Kuvendi i Kosovës, arenë “konfliktesh”

  • 17 May 2019 - 07:43
Kuvendi i Kosovës, arenë “konfliktesh”

Situata e brishtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku tash e sa kohë shumë nga seancat dështojnë të mbahen, për shkak të mungesës së korumit, i ka nxitur analistët që të reagojnë.

Image
Arsim Haziri

Sipas analistit Arsim Haziri, “Kuvendi i Kosovës, si autoriteti më bazik i sistemit tonë, qysh kohë është futur në një bllokadë, me tendencë të prekjes së krizës së përgjithshme, dëshmi për këtë abnormalitet të theksuem, janë dështimet e seancave të rëndësishme, si dhe ndalesat e qëllimta për shumë çështje që në mënyrë direkte ndërlidhen me afera kleptoratike”.

“Kuvendi i Kosovës qysh kohë është shndërruar në arenë “konflikesh” dhe vend ku shprehet gjuha jashtëparlamentare, dhe kjo kulturë është mjerisht rezultat i delegatëve të cilët nuk e kanë as minimumin e edukatës. Në momentin kur diskutohen aferat dhe privatizimet abuzuese, atëherë vjen në shprehje menjëherë rrahja e qendrimeve dhe sjelljeve në Kuvend. Kuvendi i Kosovës, si autoriteti më bazik i sistemit tonë, qysh kohë është futur në në një bllokadë, me tendencë të prekjes së krizës së përgjithshme, dëshmi për këtë abnormalitet të theksuar, janë dështimet e seancave të rëndësishme, si dhe ndalesat e qëllimta për shumë çështje që në mënyrë direkte ndërlidhen me afera kleptoratike,” thotë analisti Arsim Haziri në një prononcimdhënë për gazetën “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, “subjektet politike, nuk kanë interes për ta dërguar në vlerësim, mabase të gjithë prej tyre ka nga një proces të papërfunduar, dhe realisht i bëjnë që të mos jenë të gatshme për t’iu nënshtruar një përcaktimi të madhë social”.

“Zgjedhjet nacionale, konsideroj se mund të jenë të përqafueshme, pavarësisht rrethanave që janë mjaft të artikuluara, vetëm nëse PDK-ja, vlerëson se mund t’i fitoj ato, kjo është rruga, madje edhe faktori relevant për çdo verfikim elektoral”, ka deklaruar Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)