Mjeku monstër, helmoi 17 pacientë

  • 17 May 2019 - 08:52
Mjeku monstër, helmoi 17 pacientë

Frederic Pechier mohon të gjitha akuzat dhe përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Një hetim penal është nisur kundër një mjeku francez mbi helmimin e 17 personave në Francë.

Frederic Pechier, një anesteziolog, është hetuar tashmë për shtatë raste të tjera të helmimit, gjithsej duke çuar në nëntë vdekje

Prokurorët pohojnë se ai me dashje ka manipuluar me pouches e anestezisë së kolegëve të tij për të krijuar një emergjencë dhe për të treguar talentin e tij.

Pechier mohon të gjitha akuzat dhe përballet me një dënim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne, i tha agjencisë së lajmeve AFP se hetimi nuk dëshmoi asgjë, transmeton lajmi.net.

“Ekziston mundësia që Dr. Pechier ka kryer këto helmime, por kjo hipotezë nuk është gjë tjetër veçse një hipotezë,” tha zoti Borgne. “Prezumimi i pafajësisë duhet të theksohet”.

(Kosova Sot Online)