Sinjalizimet zbulojnë trafikantin e kokainës, policia i zbarkon në banesë. Ku e kishte fshehur drogën

  • 17 May 2019 - 09:18
Sinjalizimet zbulojnë trafikantin e kokainës, policia i zbarkon në banesë. Ku e kishte fshehur drogën

Nje shtetas eshte vene ne pranga ne Fier, ne kuader te operacionit policor antidrogë i koduar “Kristali”.

Policia ben me dije se ka arrestuar ne flagrancë shtetasin , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier dhe ka sekuestruar 15 doza Kokainë.

Policia e ka gjetur drogen ne raftin e kepuceve, te futur neper doza te vogla brenda ne nje kepuce.

NJOFTIMI  

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

 

Kristali, arrestohet trafikanti i kokaines on Vidnews.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

(Kosova Sot Online)