Edi Rama pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

  • 17 May 2019 - 09:44
Edi Rama pranon se i ka kërkuar Haradinajt ta pezullojë taksën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në emisionin televiziv ‘Opinion’ ka folur për përplasjet që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Rama është shprehur se Haradinaj ka gënjyer kur ka thënë që unë i kam kërkuar heqjen e taksës.

“Ramushi, fatkeqësisht ka gënjyer sepse nuk i ka kërkuar askush ta heqë taksën, i është kërkuar vetëm pezullimi i taksës, për ti dhënë një shansë rifillimit të dialogut me angazhim direkt të Kancelarës Merkel dhe Presidentit Macron. I kam thënë ky për mua është propozim fantastik dhe pranoje”.

Rama tha se në Samitin e Berlinit ka qenë një moment ideal që taksa të funksiononte.

“Taksën e kam mbështetur që ditën e parë, jo si masë tregtare sepse është kundër gjithë rregullave, por e kam mbrojtur në çdo takim me të gjithë partnerët, është klithmë që Kosova e bën për tu dëgjuar, se ne jemi këtu dhe jemi angazhuar për një dialog me vite e vite dhe nuk po marrim asgjë ndërsa Serbia hap kapituj për negociata”. 

Edi Rama, gjithashtu tha se klithma bëhet që të sensibilizosh dhe në momentin kur vijnë dy liderët e Evropës dhe të thonë të lutem pezulloje për  4 deri në 6 muaj dhe ne do  të angazhohemi personalisht ne që të funksionojë procesi dhe ta shtyjmë përpara, tani normalisht pezulloje se nuk po të thonë hiqe, është shprehur Kryeministri Shqiptar. 


(Kosova Sot Online)