A do të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në 2019-ën

  • 17 May 2019 - 10:02
A do të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në 2019-ën

A mund të arrihet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë këtë vit, pas ngecjes në dialog, apo për të do të duhet pritur mandatin e dytë të presidentit të ShBA-ve Donad Trump, siç kanë paralajëmruar disa tablidë serbe

Këtë pyetje ua ka bërë gazeta beogradase “Danas” bashkëbiseduesve të saj në Beograd e në Prishtinë.

“Ngecja i ka kontribuuar shtyrjes së zgjidhjes së Kosovës, ndonëse është më se e qartë se pjesa perëndimore e bashkësisë ndërkombëtare mendon se është koha që të zgjidhen problemet në Ballkanin Perëndimor, mu ashtu sikur që Rusia dëshiron që zgjidhja të mos arrihet dhe regjioni të jetë gur në këpucën e Evropës”, i ka thënë gazetës Dragan Sutanovac, ish ministër i mbrojtjes i Serbisë dhe ish kryetar i Partisë demokratike të Serbisë.

Ai ka thënë se pas Malit të Zi e Maqedonisë është e qartë se janë krijuar kushtet por edhe nevoja që të zgjidhen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe nga ana e administratës së ShBA-ve nuk ka kurrëfarë logjike që kjo të shtyhet, ndërsa ka shtuar se çdo ditë shtyerjeje shkon në dëm të Beogradit, të cilit çdoherë i bëhet ofertë më e keqe.

Ai ka thënë se pozicioni negociues i Vucicit është i pavolitshëm, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk ka qëndrim të qartë se çka do nga bisedimegt dhe cila zgjidhje do të ishte përgjithësisht e pranuar, ndërsa as opozita serbe nuk ka ndonjë solucion, pos se e refuzon çdo zgjidhje të cilën e ofron Vucic.

Dragan Djukanovic nga Fakulteti i shkencave politike ka thënë se më rëndësishme për këtë është të arrihet pajtimi e kohezioni mes ShBA-ve e BE-se rreth kësaj çështjeje, sepse shkaku i këtij mospajtimi edhe po zvarritet ky problem. Ai ka thënë se pa përfshirjen e ShBA-ve nuk mund të arrihet marrëveshje dhe ka shprehur besimin se zgjidhja megjithatë mund të arrihet sivjet. 

Publicisti e filozofi kosovar Shkëlzen Maliqi ka thënë se nuk ka kurrëfarë indikacionesh të se Trumpi “ka vendosur” ta shtyjë zgjidhjen e çështjes së Kosovës për mandatin e dytë, të cilin sipas tij as që mund ta ketë.

“Mendoj se është trillim që të mjegullohet dështimi i idesë për këmbimin e terrfitoreve, si edhe se Trumpi në mandatin e dytë do t’ia hedhë BE-së e Merkelit, e cila atëherë nuk do të jetë në pushtet”, ka thënë Maliqi.

Ai ka shtuar se asgjë nuk fitohet me shtyrje dhe me investimin në konflikt të ngrirë dhe se të gjithë jemi në humbje nëse nuk pritet nyja kosovare, e cila artificialisht mbahet në perin e hollë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Gazeta konstaton se bashkëbiseduesit porosisin Vucicin se më mirë është ta njohë pavarësinë e Kosovës për shkak se ajo është e pakthyeshme, e pastaj të bisedohet për demarkacion me Kosovën, me korrigjim të arsyeshëm të kufijve, apo me arbitrazh ndërkombëtar.


(Kosova Sot Online)