Akuza e rradhës: Prokuroria, gjykata dhe policia mbyllin sytë para kontratës kriminale me "Z-Mobile"

  • 17 May 2019 - 10:06
Akuza e rradhës: Prokuroria, gjykata dhe policia mbyllin sytë para kontratës kriminale me

Analisti politik Florim Zeqa ka reaguar ashpër për mënyrën se si e zhvaten Devollët, Telekomin e Kosovës, dhe jo vetëm, duke iu dhënë qindra miliona euro, e për më tepër pa asnjë investim nga Devollët, dhe askush nuk po ka guximin nga institucionet e drejtësisë që t`i thotë ndal kësaj kontrate për ta shpëtuar Telekomin dhe përgjegjësit që e sollën në këtë gjendje.

Image
Florim Zeqa

Sipas analistit Zeqa, ka mjaft fakte që e argumentojnë se kontrata ka qenë që në fillim e përgatitur për ta shkatërruar shkalë shkallë Telekomin dhe për ti krijuar kushtet e falimentimit, që pastaj edhe privatizimi të jetë i kurdisur për grupe të caktuara të interesit.

 

“Kontrata krejtësisht kriminale i mundësoi Z-MOBILE zhvatjen e qindra milionëve nga PTK-ja pa e bërë asnjë investim në këtë kompani. Duhet të mjafton vetëm krahasimi i shërbimit Postpaid mes VALA dhe Z-MOBILE , për prokurorinë dhe të nxjerr aktvendimin për ndërprerjen e kontratës kriminale dhe diskriminuese, dhe për ta deshifruar krye krimin e 20 viteve të fundit, për të prangosur të gjithë të implikuarit në këtë krim financiar që rrënon kompaninë publike nga kompania private”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

 

Mirëpo Zeqa thotë se "këto institucione të kapura të drejtësisë nga politika, nuk veprojnë, sepse të gjitha partitë politike pa përjashtim, kanë edhe hisen e tyre të interesit në shkatërrimin e Telekomit".


“Prokuroria, gjykatat, policia hetimore dhe gjyqtarët nuk guxojnë të mbyllin sytë përball një akti të tillë kriminal në të cilin janë të përfshirë pushtetar e politikane të inkriminuar, prokuror e gjykatës të korruptuar, polic e hetues të blere (joshur) me para të pista. Është e pa shpjegueshme pse prokuroria i mbyllë sytë përballë favoreve që i janë dhënë Z-MOBILE-s përmes kontratës diskriminuese ndaj VALA. duke ja mundësuar biznesit të Blerim Devollit të ofroj shërbime super të lira, duke dhunuar konkurrencën e tregut, duke bërë kështu që kompanisë VALA t'i ikin mbi 120 mijë klientë shkaku i shërbimeve dyfish më të shtrenjta se Devollët”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )