Pejë, kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

  • 17 May 2019 - 10:26
Pejë, kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni  395, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill 2019, në Stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si  të dyshuar  për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke  paraqitur  pasaportën e  vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.”, thuhet në njoftimin dërguar mediave

(Kosova Sot Online)