Limaj goditje Thaçit nga Gjermania: Mirë që në Berlin u shuan idetë që nuk ndihmonin dialogun

  • 17 May 2019 - 13:02
Limaj goditje Thaçit nga Gjermania: Mirë që në Berlin u shuan idetë që nuk ndihmonin dialogun

Kreu i NISMA-s dhe një herë një prej drejtuesve të Ekipit Negociator të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman dhe njëherit të partisë së kancelares Angela merkel, Johan Wadepul.

Deputeti gjerman pas këtij takimi ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përgatitetn mirë për Samitin ne Parisit, në mënyrë që të arrijnë atje një kompromis.

Wadephul ndër tët tjera i ka bërë me dije Limajt se ideja për korrigjim të kufijve ka vdekur në Berlin,  dhe që në takimin në Paris palët do të diskutojnë vetëm për çështje teknike.

 “Për ne është shumë e rëndësishme që pas konferencës që patëm këtu në Berlin, ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve është lënë anash. Kjo mund të jetë zgjedhje për Kosovën, Serbinë por mund të shkaktojë më shumë probleme sesa që mund të prodhojë efekte pozitive në zgjedhjen e problemeve mes këtyre dy shteteve. Kështu që këshilla jonë për të dy palët do të jetë të përqendrohen në procesin e kompensimit dhe në përgatitjen e konferencës në Paris më 1 dhe 2 korrik të këtij viti. E presim me padurim këtë fazë me shpresën se do të mund të shohim rezultatet e tyre konkrete dhe me mirësjellje kërkojmë nga të dy palët të përgatiten mirë dhe të jenë në gjendje të arrijnë kompromis….Të dy shtetet, Serbia dhe Kosova janë në rrugën e tyre drejt Evropës dhe ajo që Gjermania mund të bëjë dhe do të bëjë është, natyrisht, çështja e liberalizimit të vizave e cila është e rëndësishme për Kosovën. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje në kohë të parashikueshme në këtë çështje”, ka thënë ai.

Ndërkohë Limaj, ka thënë se e vlerëson lartë Samitin e Berlinit, pasi aty u eliminuan idetë që nuk ndihmonin dialogun [duke lënë të kuptohe se flet për idenë e korrigjimit të kufijve.

“E sigurova në emër të Qeverisë së Kosovës jemi të përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për ta përmbyllur këtë çështje, ne duam që vendi ynë dhe investimi ynë i përbashkët për 20 vite në një shoqëri multi-etnike me asnjë gjë të mos cenohet, ne duam ta konsolidojmë shtetin tonë dhe duam si vendet tjera të rajonit të rrugëtojmë drejt qëllimit të përbashkët për integrime evropiane.  Për ne, Samiti i Berlinit e kemi pasur një mundësi për zhbllokim dhe heqjen nga tavolinat të ideve që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit dhe besoj që takimi i Parisit do të përgatitet edhe më mirë, angazhimi i Gjermanisë për ne është shumë i rëndësishëm dhe na jep siguri dhe ngrit seriozitetin ”, tha ai.

Limaj foli edhe për liberalizimin e vizave. 

Deputeti i CDU-së së kancelares Merkel pas përfundimit të Smaitit të Berlinit ishte shprehur i lumtur që aty morri fund ideja e Thaçit dhe Vuçiqit për korrigjim të kufijve, duke thënë se tashmë palët do të foksuohen në diskutime të çështjeve teknike për të cilat janë pajtuar në Bruksel, përfshirë këtu edhe Aosciacionin , dhe çështje që kanë të bëjnë me trashëgimin kulturore e të tjera.

Në Samitin e Parisit, përveç Thaçit e Haradinajt, do të udhëtojnë edhe Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, si përfaqësues të ekipit negociator të Kosovës.