Iniciohet marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale

  • 17 May 2019 - 13:46
Iniciohet marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT dhe pesë organizata të tjera kanë thirrur për marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale, pas publikimit të fotografisë nga deputetja Flora Brovina, e cila fotografi doli të jetë e rreme.

Marshi është paralajmëruar të mbahet ditën e hënë, nga ora 12:00. Takimi i pjesëmarrësve do të bëhet në Sheshin Zahir Pajaziti dhe do të vazhdoj deri para hyrjes së Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtyre organizatave, është bërë dëm i madh me publikimin e kësaj fotoje.

“Për shumë vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre”.

“Shumë të mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut”. 

“Prandaj, duke marrë parasysh faktin se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk munden të dalin hapur në këtë marsh, ju ftojmë të gjithëve që të na bashkëngjitkeni në marshin protestues, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit si dhe solidarizim dhe drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në thirrjen për marsh.


(Kosova Sot Online)