Vdes një i paraburgosur

  • 17 May 2019 - 13:52
Vdes një i paraburgosur

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive. Bëhet fjalë për 64 vjeçarin me iniciale, M.L. Ai akuzohet për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.
 

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri,  me iniciale M. L, i lindur më 1955”, thuhet në komunikatë.

Në këtë institucion kanë deklaruar se i paraburgosuri ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë. 

“I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018  ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rend. I njëjti akuzohej për Veprën  Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë  vjeçare. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, njofton SHKK’ja.

Ndryshe, javën e kaluar kishte ndërruar jetë edhe një i burgosur, i cili poashty vuante nga një sëmundje.


(Kosova Sot Online)