Ekstradohet i dyshuari kryesor për masakrën e Krushës së Vogël

  • 17 May 2019 - 13:55
Ekstradohet i dyshuari kryesor për masakrën e Krushës së Vogël

Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.

Është raportuar se me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, drejtuar autoriteteve hungareze, sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël. 

I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi.

Burimet e Indeksonline njoftojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë.


(Kosova Sot Online)