Paralajmërimi amerikan për izolim të të korruptuarve,  shpresë për Vetting

  • 17 May 2019 - 13:58
Paralajmërimi amerikan për izolim të të korruptuarve,  shpresë për Vetting

Përderisa drejtësia kosovare ka rënë në gjumë të thellë dhe  po mbyll sytë para krimit të organizuar dhe korrupsionit, reagimet ndërkombëtare po shtohen duke denoncuar këtë heshtje të institucioneve të drejtësisë Kosovare, së fundi edhi edhe  reagimi i radhë  nga  ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate e cila  është shprehur shumë e shqetësuar pse asnjë zyrtar i Kosovës nuk u shpall përgjegjës për skandalin “Pronto”, Pronto, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, Apex, viza italiane, dhe në raste të tjera të ngjashme.

Image
Skënder Kapiti

Eksperti i fushës së sundimit të Ligjit, Skënder Kapiti, ka thënë për “Kosova Sot” Online se  është  reagim serioz dhe paralajmërim i rëndë për institucionet e Kosovës.

 

Ky paralajmërim amerikan  me siguri që  do ti lë pa viza amerikane Adem Grabovcin, Besim Beqaj, Azem Sylën, Sami Lushtaku e shumë të tjerë, por sipas analistit Kapiti, e nuk mjafton që vizat t`iu ndalohen vetëm këtyre individëve, shumica që vijnë nga PDK-ja, por duhet tu ndalohet të gjithë pushtetarëve të Kosove, si ata të nivelit qendror ashtu edhe kryetareve komunale, por edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve,të cilët po shërbejnë si kukulla të  interesave të mafies, nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar dhe të imponohet ligji Veting.

“Duke parë se shteti, ligji dhe drejtësia në Kosovë janë kapur nga krimi, korrupsioni dhe vjedhja, dhe për t'i ardhur në ndihmë ligjit dhe drejtësisë kosovare si dhe për ta ndërgjegjësuar politikën , demokracinë ,shoqërinë civile  dhe pre ta inkurajuar e ndërgjegjësuar  sidomos votuesin kosovar  qe ai mos ta votoj me këtë klase politike, këta politikane e pushtetarë me rekorde krimi e korrupsioni, ambasada do te beje listimin ne listën e zezë për t'ua ndaluar hyrjen ne SHBA, pra duke mos i pajisur ata me viza”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”, Por kjo masë e ndalimit , e mos dhënies se vizave për të hyrë në SHBA, sipas Kapitit nuk është se bën efekt te politikanët, pasi ata nuk kanë as skrupull dhe as turp pse një masë e tillë i diskrediton të kriminalizuarit e të korruptuarit. “Ata madje as nuk pyesin pasi për dite qytetarët dhe mediet e lira e të pa varura shkruajnë e paraqesin raste skandaloze vjedhjesh e korrupsioni dhe lloj-lloj zullumesh e dëmesh publike me politiken , me pushtetin , me paranë e pasuritë publike e kombëtare te tyre. Fakti që deri me sot nuk ka të dënuar asnjë politikan e pushtetar, asnjë prokuror e gjyqtar në Kosovë për krim të organizuar, as për korrupsion dhe as për vjedhje e shpërdorime të jashtëzakonshme të detyrës ,postit publik dhe të ligjit e të drejtësisë tregon se problemi nuk janë disa dhjeta apo qindra individ, por problem është i gjithë sistemi korruptivo-kriminal i montuar në politikë, në qeverisjen qendrore e lokale, në drejtësi dhe kudo”, tha  Kapiti për “Kosova Sot Online”. 

Ai beson se ndoshta së shpejti SHBA do të duhej që të ndërmarrë tjetër gjë, dhe pikërisht  të bëhet ajo që SHBA dhe BE bënë në Shqipëri dhe që është detyrimin e politikës në Kosovë për miratimin e VETTING-ut të monitoruar e të drejtuar nga SHBA kryesisht, pasi vetëm kjo ndërmarrje që do të ishte jetike në Kosovë,  mundë ta ndërtoj shtetin ligjor dhe ta vërë në funksiononim ligjin.  “Shtetin , demokracinë dhe sistemin  vetëm VETTING-u do të mundë ta dekriminalizoj dhe ta pastrojë  drejtësinë  dhe pastaj edhe politikën; ta ndëshkojë krimin e korrupsionin institucional , ta luftoj krimin e organizuar dhe t'i hapte rrugën integrimit të Kosovës në BE”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )