Presidenti Thaçi edhe me një deklaratë: Nuk jam AKI për ta ditur se ku është bërë fotografia që publikoi Flora Brovina

  • 17 May 2019 - 14:05
Presidenti Thaçi edhe me një deklaratë: Nuk jam AKI për ta ditur se ku është bërë fotografia që publikoi Flora Brovina

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar shkurt ngjarjet e zhvilluara rreth fotografisë së publikuar dje nga deputetja Flora Brovina.

Ai ka thënë se ”nuk jam AKI për ta verifikuar se ku është bërë ajo fotografi”, të cilën e shfaqi dje deputetja Flora Brovina por që origjinaliteti i saj më pas u kontestua.

Tutje presidenti Hashim Thaçi deklaroi se dihet që Serbia ka kryer krime në Kosovë ndërsa përmendi me shifra personat e vrarë e gratë e dhunuara, fëmijët e vrarë e shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë.

Këto deklarata presidenti Hashim Thaçi i dha sot pas pjesëmarrjes së tij në Akademinë Përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të rënies së Heroit Rifat Berisha. 

Presidenti Hashim Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të kërkojë dorëheqjen e deputetës Flora Brovina apo jo.


(Kosova Sot Online)