Asnjë fjalë pasi dëshmoi për fotografitë, Flora Brovina doli nga hyrja prapa objektit të Policisë

  • 17 May 2019 - 14:23
Asnjë fjalë pasi dëshmoi për fotografitë, Flora Brovina doli nga hyrja prapa objektit të Policisë

Për më shumë se dy orë qëndroi brenda stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë, deputetja e PDK-së Flora Brovina. Pasi u mor në pyetje për dëshmitë e luftës që pretendon se i ka, deputetja zgjodhi të ikë me veturën zyrtare duke mos e folur asnjë fjalë për media. 

Brovina për t’iu ikur mediave ka dalur nga hyrja prapa që e ka stacioni i Policisë në Prishtinë. Po ashtu edhe telefonin e ka ndalur.
 

Image

Kjo është hyrja prapa objektit të policisë, nga e cila doli Flora Brovina.
Brovina po pretendon se ka fotografi të grave të dhunuara nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë, mirëpo fotografia e njejtë që ajo e ka publikuar qëndron në një faqe pornografike të Irakut.

Dëshmia që e shpalosi Brovina gjendet në faqe pornografikë ndërkombëtare, ajo këmbënguli që e njeh viktimën dhe familjen e saj.

Ky rast tashmë po hetohet nga prokuroria.

(Kosova Sot Online)