Arrestohen 4 persona me dyshimin për trafikim të organeve

  • 17 May 2019 - 14:26
Arrestohen 4 persona me dyshimin për trafikim të organeve

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona me dyshim për kryerjen e veprës penale “transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore”, gjithashtu edhe për “bashkëkryerje”.

Policia e Kosovës ka kryer një operacion duke u bazuar në informatat dhe hetimet e realizuara nga Drejtoria për Hetim dhe Trafikim me Qenie Njerëzore. Personat e dyshuar janë arrestuar gjatë kontrollit të një klinikë privatë në Prishtinë.

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me inspektorët shëndetësorë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të dyshuarit janë dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra. 

Gjatë operacionit, nga inspektorati shëndetësorë janë sekuestruar: kopje të dosjeve mjekësore, libra-fletore me shënime dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Një nga të dyshuarit është liruar me procedurë të rregullt. Tre të dyshuarve të tjerë iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.


(Kosova Sot Online)