I paraburgosuri që vdiq në QKUK – i akuzuar për abuzim seksual me të mitur

  • 17 May 2019 - 14:45
I paraburgosuri që vdiq në QKUK – i akuzuar për abuzim seksual me të mitur

I paraburgosuri Martin Lekaj ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. 64 vjeçari nga Peja po mbahej në paraburgim që nga 13 shtatori i vitit të kaluar, dhe akuzohej për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare. Ndërkohë, në Shërbimin Korrektues kanë deklaruar se i ndjeri po vuante nga një sëmundje e rënde.

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive të QKUK’së. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin, Martin Lekaj nga Peja.  

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më 17 maj 2019, rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me iniciale M. L, i lindur më 1955”, thuhet në komunikatë.

Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi ka thënë Gazetës Express se Lekaj po mbahej në Qendrën e Parburgimit që nga 13 shtatori i vitit të kaluar. Deklaron se që nga 31 dhjetori i 2018’ës, ishte i shtirë në Klinikën Infektive. 

“I ndjeri ishte, Martin Lekaj. Në qendrën  paraburgimit ishte nga dt 13.09.2018. Nga data: 31.12.2018, ishte i shtrirë në Klinike Infektive në SHSKUK”.

Në SHKK kanë deklaruar se i paraburgosuri ishte i hospitalizuar dhe se po vuante nga një sëmundje e rëndë.

“I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018  ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rend. I njëjti akuzohej për Veprën  Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë  vjeçare. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, njofton SHKK’ja.
Lirimi i tij do të bëhej në nëntor të 2023-s, por ai nuk arriti ta priste atë ditë. 63-vjeçari nga Istogu ndërroi jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Në Shërbimin Korrektues kishin thënë se ai gjendej në trajtim që nga 29 marsi, dhe se vuante nga Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)./
Sëmundjet kryesore nga të cilat vuanin të burgosurit ishin ato të zemrës, frymëmarrjes dhe lëkurës, derisa kishte edhe të burgosur që vuanin nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe infektive.


(Kosova Sot Online)