QKUK do të ketë parkingun e ri për 400 vetura

  • 17 May 2019 - 14:56
QKUK do të ketë parkingun e ri për 400 vetura

Qendra Klinike Universitare e Kosovës do ta zgjidhë shumë shpejt çështjen e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj. Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh.

Parkingu i ri parashihet të  ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund. 

Si rezultat i menaxhimit efikas, te hyrat nga laurat( hyrjet) në QKUK janë rritur për 400%, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

(Kosova Sot Online)