Shqiptari nga Vushtrria gëzon një fshat në Afrikë, i’u siguron ujin e pijes

  • 17 May 2019 - 15:29
Shqiptari nga Vushtrria gëzon një fshat në Afrikë, i’u siguron ujin e pijes

Një shqiptar me emrin Ylber Vatovci nga Vushtrria , ndjehet i lumtur pasi që ka arritur që t’iu sigurojë ujë të pijshëm rreth 250 banorëve të një fshati në Afrikën Perëndimore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në profilin e tij në ‘facebook’, teksa ka ndarë edhe një fotografi, në të cilën shihet puseta e ndërtuar, e që mbishkrim mbanë emrin e tij. 

“Ylber Vatovci, Albania 2019”, shkruhet në pusetë.

Ndërkohë vetë Vatovci në përshkrimin e dhënë thotë se njerëzit mendojnë shumë për gjërat që dëshirojnë t’i kenë, por harrojnë për ato që i kanë.

“Ne mendojmë shumë për gjërat që dëshirojmë, ndërkohë harrojmë shpejtë ato që i kemi. E mira ime e dytë është bërë, me pak para dhe me ndihmën e 250 njerëzve, iu dha jetë fshatit në Perëndim të Afrikës. Për ju, për fëmijët e tyre, fëmijët e tyre”, ka shkruar ai.

Ndërkohë në fotografi shihen të gjithë banorët të mbledhur rreth pusetës, duke shijuar ujin e pijes.

 

Wir denken zu sehr an Dinge die wir wollen und vergessen schnell was wir schon bereits haben. Mein zweiter Brunnen ist...

Posted by Ylber Vatovci on Friday, May 17, 2019



(Kosova Sot Online)