Flet pronari i sallonit ku para pak çastesh u plagos dikush nga grupi i Feros

  • 17 May 2019 - 15:39
Flet pronari i sallonit ku para pak çastesh u plagos dikush nga grupi i Feros

Para pak çastesh në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, pranë sallonit “Rizza”. Dyshohet se dikush nga grupi i Feros ka mbetur i plagosur, pikërisht pranë sallonit ku qethet Fero. Për media kanë folur nga salloni i flokëve “Rizza”, që ndodhet në lagjen “Dardania”, të Prishtinës.

“Janë gjujt me alltia, nuk e di me emer kush….2-3 veta jone konë. Feron, klinet e kam por nuk e di a u kon Feri aty kur ka ndodhe rasti se jonë largu”, thanë nga salloni

Image

Se Fero ka vizituar sot sallonin e floëve e ka shfaq edhe në profilin e tij në Instagram.

Policia ka thënë se pas pak do të dalin me një njoftim për media lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Fero përfshihet në skandale të tilla.

(Kosova Sot Online)