Drita Hajdari demanton Flora Brovinen: Nuk ka folur me familjarët e viktimës që shihet në fotografi!

  • 17 May 2019 - 16:17
Drita Hajdari demanton Flora Brovinen: Nuk ka folur me familjarët e viktimës që shihet në fotografi!

Gjatë ditës së djeshme deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Flora Brovina, ka publikuar një fotografi me anë të së cilës ka pretenduar se është paraqitur një rast i dhunimit të një gruaje kosovare nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhur me këtë gjë sot prokurorja speciale Drita Hajdari, në një konferencë për media është deklaruar për rastin në fjalë. 

“Rast i cili ka zgjuar interesi të madh dhe shqetësim të madh të publikut dhe neve. Ne ju kemi ftuar që ti ndajmë me ju gjithë të arriturat dhe gjetjet që i kemi për rastin. Flora Brovina pohonte se fotoja e ka origjinën nga lufta e Kosovës dhe dhunimi është kryer nga forcat serbe. Ajo po ashtu deklaronte që prokuroria e shtetit ka pasur njohuri për këtë foto fhe e kem fshehur atë. Unë kam premtuar që do te hapet rasti, do te intervistohet Brovina dhe do te merren të gjitha masat për rastin”, ka transmetuar ajo rrëfimin e Brovinës në prokurori.

Lidhur me këtë rast në këtë konferencë prokurorja ka potencuar që Brovina ka thënë se rasti ka ndodhur në vitin 2003 ne një pjesë te Gjakovës.

“Zonja Brovina k deklaruar se fotoja është e vitit 2003. Ka deklaruar që fotografinë e ka marrë nga disa aktivistë të shoqërisë civile dhe ka ndodhur në rajonin e Gjakovës. Ajo ka thënë që nuk ka pasur njohuri që rastin fuhet ta lajmërojë në Prokurori”, ka shtuar tutje ajo.

Sipas prokurores, Brovina është shprehur e shqetësuar lidhur me raportimet se rasti në fjalë mund të ketë ndodhur në Irak.

“Ajo po ashtu ka shprehur shqetësimin që kjo fotografi është bërë në luftën në Irak dhe ka deklaruar që nuk ka njohuri për një gjë të tillë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Prokurorja Hajdari ka theksuar po ashtu që intervistimi i Florës ka qenë vetëm njëri nga hapat e parë për hetimin e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)