Aeroplani luftarak “F-16” rrëzohet mbi depon e pajisjeve në Kaliforni

  • 17 May 2019 - 17:32
Aeroplani luftarak “F-16” rrëzohet mbi depon e pajisjeve në Kaliforni

Një aeroplan luftarak amerikan i tipit “F-16” është përplasur mbi një depo pajisjesh afër Los Angelesit. Raportohet se nga ky aksident janë lënduar piloti dhe disa punëtorë të depos.

Piloti kishte arritur të largohet nga aeroplani përmes parashutës para përplasjes, ndërsa zjarri i vogël që shpërtheu pas aksidentit u shua brenda një kohe të shkurtër përmes sistemit spërkatës të ndërtesës.

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara njoftuan se pesë persona janë lënduar në vendin ku u rrëzua aeroplani luftarak. Ata nuk kanë konfirmuar nëse aeroplani ishte i pajisur me armatim.

Një punëtor i depos i publikoi në Facebook fotografitë e ndërtesës së shkatërruar nga rënia e aeroplanit. “E kemi një aeroplan ushtarak në ndërtesën tonë. Turbinat janë duke u sjellë, nuk ka kulm dhe muret janë shembur”, shkroi ai në rrjetin social.

Përplasja ndodhi rreth orës 3 e 45 minuta sipas kohës lokale pranë një baze ajrore në Perris. Rrugët që çojnë drejt kësaj depoje janë bllokuar sepse autoritetet dyshojnë se në vendin e aksidentit mund të jenë shpërndarë materiale të rrezikshme, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)