Të kompensohen viktimat civile dhe dëmet e luftës në Kosovë!

  • 17 May 2019 - 19:51
Të kompensohen viktimat civile dhe dëmet e luftës në Kosovë!

Analistët politik, e kanë cilësuar qesharake dhe tepër jo serioze , seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës me tentativën e pa suksesshme të Kadri Veselit kinse për të ngritur Tribunalin Ndërkombëtar për krimet që I ka bërë Serbia, seancë kjo që kaloi në një cirk të llojit të vetë, me akuza e kundër akuza sepse edhe një fotografia e prezantuar nga deputetja Flora Brovina në Kuvendin e Kosovës , doli të jetë e rreme. Analisti politik Blerim Burjani vlerëson se këtë seancë cirku e shfrytëzuan Kadri Veseli, Flora Brovina e PDK-ja vetëm për interesa të veta.

“Fillimisht, argumentet për themelimin e një Gjykate ndërkombëtare për krime lufte duhet të vijnë nga një organizatë kredibile ndërkombëtare, nga OKB ose institucion tjetër relevant ndërkombëtar. Aq më tepër nuk ka nevojë themelim i këtij tribunali përballë departamentit për krime luftë q ka Kosova dhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale që janë të bollshme në këtë temë, kjo gjykatë që pretendohet të themelohet është vetëm e natyrës politike, dhe është kundërpërgjigje për Gjykatën Speciale që pritet së shpejti ti ngritë aktakuzat”, tha Burjani për Kosova Sot Online

Sipas Burjanit, edhe paralajmërimi për të bërë ndërtime të muzeve të shumta të kësaj atyre janë të natyrës politike e propagandistike për të mbajtur pushtetin përmes luftës dhe patriotizmit, ndonëse dihet që Kosova ka muzej regjional, ka Muzeun e Kosovës etj. “Çështja nuk është për të afirmuar luftën por për të mbajt pushtetin PAN-i ngase po ndihet i rrezikuar që zgjedhjet e ardhshme do ti humbin, prandaj kanë filluar një ofensivë të gjerë në këtë drejtim duke tentuar me çdo kusht për të mbërri poenë politik. Po kalojnë edhe 20 vjet pas luftës kundër Serbisë , dhe Serbia përmendet pa ndalë e pa këputë , por një padi kundër Serbisë deri më tani asnjëherë nuk i pa si prioritet”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”. Për miq tepër Burjani thotë se kjo fushatë po përdoret edhe për interesa brenda partiake ngase Hashimi dhe Kadriu janë bërë rival dhe shumë kontrovers njëri kundër tjetrit, edhe pse janë bashkë kundër klasës intelektuale. “Një e kanë të përbashkët, janë kundër botës akademike , shkencore dhe politike dhe kundër të gjithë atyre që mendojnë ndryshe dhe arsyeshëm dhe kuptueshëm për shtetin tonë dhe për botën ndërkombëtare”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, është akoma më keq që Kadri Veseli del kundër opinioneve të njerëzve që i takojnë fushës së drejtësisë për gjykatën që donë vetë ta themeloj dhe injoron ekspertët.

Sipas Burjanit, viktimat civile në Kosovë kanë nevojë për t`u kompensuar, së bashku më dëmet e luftës, përmes shpalljes së Serbisë gjenocidiale , dhe këtë fare lehtë mundë ta bëjë një Gjykatë Ndërkombëtare por nuk mund ta bëjë kjo gjykatë që pretendojnë ta themelojnë këtë, sepse s’ka kapacitet as kredibilitet të natyrës ndërkombëtare që themelohen nga OKB-ja.

Sipas Burjanit, krejt ky improvizim po vjen ngase PAN-i po ballafaqohet me kundërshtim të madh ndërkombëtar dhe rrethi i veprimit po ju vjen duke u ngushtuar. “PAN-i e ka ka humbur plotësisht kredibilitetin, dhe nëse duan të shkojnë përpara, duhet të reformohen, nëse duan të vazhdojnë jetën politike, në të kundërtën këta e kanë humbur humb besimin në popull sepse janë përfshirë në shumë skandale dhe pasurim të pa bazë”, tha Burjani për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)