Reagon edhe Zv.Ministri Cakolli, ja çfarë thotë për rastin Brovina

  • 17 May 2019 - 21:10
Reagon edhe Zv.Ministri Cakolli, ja çfarë thotë për rastin Brovina

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, është përgjigjur sot para Prokurorisë Speciale për historinë e fotografisë së femres së dhunuar nga serbët, që e ka publikuar dje në Kuvend, e që doli se ishte e rreme.

Lidhur më këtë rast pati reagime të shumta në opinionin publik.

Edhe Z.v.Ministri Bujar Cakolli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se për secilën palë të përfshirë në këtë rast do të ketë pasoja.

Ky është postimi i tij i plotë:

1. Se Flora Brovina dhe Saranda Bogujevci, aktiviste, veprimtare, humaniste, e para përdori prova të pavërtetuara kurse e dyta e legjitimoi atë, dhe që të dyja ranë pre e mashtrimeve dhe vunë në lajthitje qytetarët e Kosovës, kjo nuk do koment!

2. Se Flora dhe Saranda duhet të japin doreheqje të parevokueshme nga funksioni deputetes, në shenjë kërkim-falje ndaj viktimave të dhunës seksuale nga serbët, institucionit të Kuvendit të Kosovës dhe partive të tyre, as kjo nuk do koment!

3. Se gabimi njerëzor i këtyre dy deputeteve dhe doreheqja morale e tyre, nuk mund t'ua zbehë përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e tyre në funksion të çështjes kombëtare, as kjo s'do koment!

4. Se Gazeta Express, përkatësisht pronarët e saj, duhet sqaruar se cila është lidhja e tyre me provën e pavërtetuar dhe kush e si i njoftoj për autenticitetin e saj, edhe kjo s'do koment!

Vetëm kësi soji, gjithsecila palë do të bartë pasojat e papjekurisë në qasje dhe euforisë në shpërfaqjen provave, keqpërdorimit të secilës mundësi për përfitime partiake dhe lidhjeve të fshehta ma qarqe anti-kombëtare, të cilat shtyejnë agjenda në dëm të Kosovës.

(Kosova Sot Online)