Dalin pamjet e aksidentit të rëndë, makina fluturon në ajër dhe “ngulet” në kanal

  • 17 May 2019 - 22:40
Dalin pamjet e aksidentit të rëndë, makina fluturon në ajër dhe “ngulet” në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rugor Prrenjas0 Qaf Thanë (Elbasan), ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Makina drejtohet nga një djalë i ri në moshën 28 vjeçare, i identifikuar nga policia si shtetasi me inicialet A.M. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga pamjet e makinës kuptohet se automjeti ka fluturuar në ajër dhe më pas është “ngulur” në një kanal, duke e lënë makinën gjysëm në ajër.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë, shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi, duke drejtuar mjetin tip Volvo, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)