I çau nofullën policit, kush është i “forti” i Peqinit në kërkim për vrasje në Itali. Gjykata e la në arrest shtëpie

  • 17 May 2019 - 23:51
I çau nofullën policit, kush është i “forti” i Peqinit në kërkim për vrasje në Itali. Gjykata e la në arrest shtëpie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan një javë më parë, ku një efektiv polici është goditur nga tre persona duke i çarë nofullën.

Autorëve, të cilët po ecnin me makinë nga Elbasani në drejtim të Peqinit, i është bërë me shenjë nga polici që të ndalonin. Një prej personave të ndodhur në makinë ishte Astrit Sufali, i cili, në debat e sipër me policët, goditi njërin prej tyre, duke i çarë edhe nofullën.

Astrit Sufali gjatë arrestimit nga policia ne 2017

 

Në sherr u përfshinë edhe dy të tjerët që ishin në makinë përveç Sufalit, ndërsa dy policët që kanë qenë në detyrë në momentin që u kundërshtuan nga Sufali dhe pjesa tjetër janë B.T dhe Q.M.

Pas ngjarjes ata janë larguar menjëherë, ndërsa nuk është bërë ende e mundur gjetja e tyre.

Astrit Sufali rezulton në kërkim për vrasje në vitin 2012, në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg.

Në shtator të vitit 2017 ai u arrestua, pasi ishte në kërkim edhe për një vrasje të vitit të largët 1998. Arrestimi u bë në Peqin me qëllim ekstradimi në shtetin Italian, por u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Kjo ngjarje u denoncua sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi policinë për fshehjen e saj. “Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kan rrahur policet janë ne kerkim nga Interpoli per vrasje ne Itali”, shkruhet në postimin e Berishës.

(Kosova Sot Online)