Shpërthen Guraziu: Drejtësia dhe politikanët kosovar, po e mbrojnë Serbinë për dëmet e luftës!

  • 18 May 2019 - 07:58
Shpërthen Guraziu: Drejtësia dhe politikanët kosovar, po e mbrojnë Serbinë për dëmet e luftës!

Analisti Ragip Guraziu thotë për "Kosova Sot Online" se është i shqetësuar se pse “deri më tani askush nga politika e as nga drejtësia nuk u kujtua që të merret me dëmet dhe krimet e luftës. Gjykatat tona i injoruan këto çështje, sidomos çështjen e dëmeve, derisa tani presidenti Hashim Thaçi po insiston t`ia falë edhe 1/3 e territorit të Kosovës,por në paketë bashkë edhe me dëmet e luftës. Ky është turpi i këtyre institucioneve dhe kësaj klase politike.

Po ashtu për çudi as kryeministri Haradinaj nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës. Kjo është një përgjegjësi serioze, e pa falshme e të parit të qeverisë i cili edhe vetë është pjesë e luftës dhe nuk do të duhej që të kalohet lehtë mbi ato skena të tmerrshme që kemi përjetuar dhe dëmet që na janë shkaktuar”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”


Sipas Guraziut, askush tani nuk mundë ta mohon faktin që drejtësia kosovare , e dirigjuar nga politika e inkriminuar, ika refuzuar ta adresojë çështjen e padive të kompensimit të dëmeve të luftës nga Serbia që iu bënë qytetarëve dhe bizneseve, prandaj kjo sjellje duhet ta merr emrin që i takon. “Nuk kemi se si ta shohim ndryshe këtë injorim veç se të themi se kështu po Ia bëjnë avokatinë Serbisë duke mos pasur guximin që ti hapin rastet dhe ti gjykojnë ato. Ky është turp me të cilin po mbulohet kjo klasë politike në Kosovë bashkë me sistemin e drejtësisë, duke mbajtur kështu krahun Serbisë fashiste që na dogji, na vrau e shkatërroi në masë, të cilës Serbi, presidenti Hashim Thaçi & Co po insiston t`ia falë edhe 1/3 e territorit të Kosovës”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online” .

Sipas analistit Guraziu, përgjegjësia është shumë e madhe , madje më serioze e kryeministrit Haradinaj i cili para se të vendoste për krijimin e një ekipi negociator për bisedime, së pari është dashur që si qeveri ta kushtëzon dhe bllokon procesin e bisedimeve duke e bërë temë çështjen e dëmeve dhe krimeve të luftës, e për të vazhduar pastaj tutje. “Unë e di që nuk do ta kem përgjigjen, por pyetja ime për kryeministrin do të ishte:Pse as kryeministri Haradinaj nuk e kushtëzoi dialogun me kompensimin e dëmeve të luftës, që na le të kuptojmë se mos vallë edhe ai është pajtuar me presidentin që t’ia falin bashkë me territorin edhe dëmet e luftës Serbisë, pasi që për vete janë bërë miliardera në kurriz të popullit”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online)