Amerika t`ua bëj “BLLOK” të gjithë pushtetarëve të inkriminuar

  • 18 May 2019 - 08:01
Amerika t`ua bëj “BLLOK” të gjithë pushtetarëve të inkriminuar

Lidhur me deklaratën e Ambasadës Amerikane në Kosovë, që paralajmëron figurat e korruptuara e të inkriminuara me izolim të plotë, analisti politik Gani Qarri ka thënë për “Kosova Sot Online” se kësaj liste duhet t`i nënshtrohet të gjithë qeveritarët dhe biznesmenët e inkriminuar.

“Përderisa drejtësia kosovare ka rënë në gjumë të thellë e po vazhdon t`i mbyll sytë para krimit të organizuar dhe korrupsionit, ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate për media, është shprehur shume e shqetësuar se si (bash) asnjë zyrtar i Kosovës, për gjithë këto vite nuk u shpall përgjegjës për skandalin “Pronto”, Ikja nga burgu i Dubravës, Toka, Apex, viza italiane, dhe në raste të tjera të ngjashme inkriminuese. Përmes kësaj deklarate për media, Ambasada e SHBA-s, me të drejtë kritikoi ashpër edhe sistemin e drejtësisë së kapur në Kosovë, që tash e sa kohë nuk bën askënd përgjegjës për krimin e organizuar, i cili sipas ambasadori është qartësisht prezent prandaj kjo formë paralajmërimi për izolim mbeti zgjidhje e vetme nga ana e tyre si hap serioz i veprimit të mëtejshëm”, tha analisti Qarri për Kosova Sot Online”

Qarri rikujton se Ambasada Amerikane shkon edhe më tej duke deklaruar hapur se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem të njëmendtë drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese dhe jo një drejtësi që mbyllë sytë dhe fle mbi dosjet e pluhurosura, si kjo në vendin tonë.

“Kjo është tepër serioze, ndaj përfaqësuesi i SHBA-s, deklaron se si vet ambasada po detyrohet të merr hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në raste të mëdha të korrupsionit të mos u lëshohen viza për udhëtim në SHBA për biznes apo turizëm, fakt që do të rrezikoj te mbeten pa viza amerikane edhe shefi i shefave Adem Grabovci bashkë me kolegët e partisë,Besim Beqaj, Azem Syla, Sami Lushtaku e shume te tjerë. Ndaj ajo që duhet të ceket me këtë rast, është fakti se nuk mjafton që vetëm këtyre dhe disa personave tjerë të caktuar t`u ndalohen vizat, shumica prej të cilëve vinë nga PDK-ja, por vizat duhet t`u ndalohen të gjithë pushtetarëve të inkriminuar të Kosovës, si ata të nivelit qendror ashtu edhe kryetarëve komunale, përfshi edhe prokurorët dhe gjyqtarët,të cilët po u shërbejnë si kukulla dekoruese interesave të mafias, nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të inkriminuar”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)