Abazi: Politika qe ka kapur ekonominë dhe drejtësinë, tani po i kapë edhe viktimat!

  • 18 May 2019 - 08:24
Abazi: Politika qe ka kapur ekonominë dhe drejtësinë, tani po i kapë edhe viktimat!

Loja që u luajt në këtë fundjavë në Kuvendin e Kosovës, debati për gjenocidin serb 20 vjet pas lufte dhe iniciativa e Kadri Veselit për një Tribunal ndërkombëtar të krimeve serbe në Kosovë, që kulmoi me nxjerrjen e disa fotografive  nga deputetja Flora Brovina, e kanë nxitur një reagim të ashpër të analistit politik Haki Abazi i cili, në një reagim në  llogarinë e tij në Facebok krejt këtë  zhvillim e ka quajtur keqpërdorim të luftës nga bandat kriminale, të cilat sipas tij  po tolerohen nga drejtësia e kapur.

Image
Haki Abazi

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të Haki Abazit në Facebook:

Me pas shteti kryeprokuror dhe gjykates, nuk kishin me leju qe nje bande kriminelesh me keqperdore luften, deshmoret, dhunimet dhe gjitha krimet serbe. Ne Kosove sot është duke u bërë krim permbi krimet e Milloshevicit. Politika qe ka kapur ekonomine dhe drejtesine tani do të kape edhe viktimat. Jo nje dreq i madh por nje kale i Trojes me shume dreqer kane hyre mbrenda.

(Kosova Sot Online)