Studentët: Kisha e ndërtuar në kampusin universitar të shërbejë si muze i krimeve të luftës

  • 18 May 2019 - 10:17
Studentët: Kisha e ndërtuar në kampusin universitar të shërbejë si muze i krimeve të luftës

Demokracia Studentore kërkon nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që objekti i cili është ndërtuar me dhunë në kampusin universitar të shërbej si muze i krimeve të luftës.

“Pas deklarimeve të cilat i ka bërë sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli që në Prishtinë do të ndërtohet muzeu i krimeve të luftës, ne si student kërkojmë që objekti në kampusin e universitetit të Prishtinës, i cili është ndërtuar me dhunë nga Kasapët e Ballkanit Sllobdan Milloshovic dhe Zhelko Raznatoviç – Arkan të shërbej si muze i krimeve të luftës të cilat i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë! 

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se ne kemi kërkuar dhe protestuar shumë here që ky objekt të shërbejë si muze i krimeve të luftës dhe këtë kërkesë do t’ia adresojmë Kuvendit të Republikës së Kosovës me shumë nënshkrime të studenteve pasi që ai objekt është me i duhuri për muze pasi që e simbolizon dhunën dhe spastrimin etnik në Kosove!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)